top of page

Operacion i madh policor, kontrolle të shumta në automjete

  • Mar 5
  • 1 min read

Daljet dhe hyrjet e Vlorës janë blinduar mbrëmjen e sotme nga forca të shumta policie, të cilat po zhvillojnë kontrolle të befasishme në automjete.


Në aksion janë angazhuar efektivë të Policisë së Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Rrugore, me fokus kryesisht te automjetet me xhama të zinj, makinat luksoze dhe persona me precedentë penalë.


Sipas policisë, operacioni ka për qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e nivelit të sigurisë në qytet.


Kontrollet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën në disa pika hyrëse dhe dalëse të qytetit.

"KORCA BOOM"


bottom of page