Operacioni “Terreni”: Zbulohet rrjet i shpërndarjes së kanabisit
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Terreni”, si rezultat i një monitorimi të vazhdueshëm në gjithë territorin e qarkut dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve operative. Gjatë këtij operacioni janë goditur tre raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe një rast i shitjes së armëve të ftohta.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan shtetasit O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç. Nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen “5 Maji”, policia gjeti sasi lënde narkotike të ndarë në doza të gatshme për shitje.
Po ashtu, u arrestua shtetasi G. M., 36 vjeç, ndërsa ndaj shtetasit A. B., 33 vjeç, nisi procedimi në gjendje të lirë. Gjatë kontrolleve fizike në lagjen “Beqir Dardha”, G. M. iu gjet një thikë që dyshohet se përdorej për shitje, ndërsa A. B. iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 36 vjeç, pasi në automjetin që ai drejtonte në lagjen “Partizani”, u gjet një sasi Cannabisi.
Lënda narkotike dhe arma e ftohtë të sekuestruara u morën në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"



















