top of page

OSBE/ODIHR reagon për protestat në Shqipëri: “Çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës të hetohet”

6 hours ago
1 min read

raportimeve për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.


Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ODIHR shprehet e shqetësuar për raportimet mbi dhunën dhe thekson se të gjitha palët duhet të veprojnë në mënyrë paqësore.


Organizata nënvizon se autoritetet ligjzbatuese duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve.


Gjithashtu, ODIHR kërkon që çdo rast i dyshuar i përdorimit të paligjshëm të forcës të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.


“I shqetësuar nga raportimet për dhunë në protestat në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të qëndrojnë paqësore. Zbatimi i ligjit duhet të shmangë përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës kundër protestuesve dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në reagimin e organizatës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page