top of page

Pamje shqetësuese: I moshuari përballet me sulmin e qenve endacakë

  • Dec 1, 2025
  • 1 min read

Në pamje shihet një person i moshuar, i cili duket se ka probleme me shëndetin fizik, teksa sulmohet nga disa qen endacakë në një zonë të banuar.


I moshuari përpiqet të mbrohet duke përdorur një shkop që mbante në dorë, ndërsa mundohet t’i largojë qentë për të shmangur sulmin. Pamjet kanë shkaktuar reagime nga banorët e zonës, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të menaxhuar situatën e qeneve endacakë që prej kohësh përbëjnë rrezik për kalimtarët.


Ngjarja ka rindezur debatin për menaxhimin e kafshëve të rrugës dhe mungesën e masave të mjaftueshme për të garantuar sigurinë publike.

"KORCA BOOM"


bottom of page