Pamjet nga aksidenti tragjik/ BMW-ja e shkatërruar pasi përplas në bordurë, mes viktimave edhe një 15-vjeçar
- 5 days ago
- 1 min read
Pamjet nga vendngjarja tregojnë përmasat e rënda të aksidentit tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit në Manzë të Durrësit, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën.
Në pamje shihet automjeti tip BMW, i cili është dëmtuar rëndë dhe thuajse tërësisht. Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke rënë në një kanal dhe më pas duke u përplasur me një strukturë betoni në anë të rrugës.
Përplasja rezultoi fatale për tre prej personave që ndodheshin në makinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave nga automjeti dhe për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.
Dy personat e plagosur janë transportuar për ndihmë mjekësore drejt Tiranës, ndërsa njëri prej tyre, një 16-vjeçar, raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, tre personat që humbën jetën si pasojë e aksidentit janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar drejt morgut.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë gjithashtu për nxjerrjen e automjetit BMW nga kanali, ndërsa në vendngjarje kanë vijuar veprimet e grupit hetimor për të dokumentuar dhe zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22 në një rrugë dytësore në Manzë.
“KORÇA BOOM”
















