Panik në ambientet e policisë, zjarri shpërthen pas një shkëndije elektrike
- May 27
- 1 min read
Një incident është regjistruar këtë të mërkurë në ambientet e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ku një nga sallat është përfshirë nga flakët.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 18:10 dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në sallën e network-ut të institucionit.
Autoritetet bëjnë me dije se flakët janë izoluar dhe fikur brenda një kohe të shkurtër, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Si pasojë e incidentit janë djegur disa kabuj elektrikë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia po punon për verifikimin e plotë të shkaqeve të incidentit dhe vlerësimin e dëmeve materiale.
“KORÇA BOOM”
















