Parakalim i gabuar, dy gra të dërguara në spital
- Korca Boom
- 18 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj shtetasit S. B., 18 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Sipas informacionit zyrtar, i riu dyshohet se gjatë drejtimit të një automjeti pa leje drejtimi ka kryer një parakalim të gabuar, duke u përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasja M. S.. Përplasja ka shkaktuar dëmtime për drejtuesen e mjetit dhe për pasagjeren A. T., të cilat u transportuan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia sqaron se ngjarja është dokumentuar nga specialistët e qarkullimit rrugor, të cilët kryen veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vijimin e hetimeve dhe masave ligjore.
"KORCA BOOM"



















