top of page

Paraqitje dinjitoze dhe medalje për ekipin e shkollës “Themistokli Gërmenjit”

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Ekipi i basketbollit i shkollës Themistokli Gërmenji” është renditur në vendin e tretë në kampionatin mes shkollave dhe ekipeve të vendit, duke arritur një sukses të rëndësishëm për sportin shkollor.


Djemtë e kësaj shkolle, nën drejtimin e trajnerit Arjan Kostani, treguan vlerat dhe potencialin e tyre gjatë gjithë kompeticionit, duke zhvilluar ndeshje me nivel të lartë.

Mjaft e fortë ishte përballja ndaj ekipit të Shkodrës, një ndeshje që dhuroi rivalitet dhe cilësi në parket. Shkodranët u treguan më të saktë në periodën e parë, duke krijuar një diferencë pikësh, ndërsa më pas korçarët reaguan dhe u afruan në rezultat.

Edhe pse zhvilluan një lojë më të mirë në dy periodat e fundit, ata nuk arritën të siguronin një vend në finale.

Megjithatë, vendi i tretë dhe medaljet e fituara mbeten një arritje më se e merituar për ekipin dhe trajnerin e tyre.

“KORÇA BOOM”


bottom of page