Parashikimi i motit për sot/ Reshje, shtrëngata dhe vetëtima
8 hours ago
1 min read
Për ditën e sotme (e mërkurë) vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit, jugperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 21 gradë celcius, ndërsa to minimale në 5 gradë celcius.
Era parashikohet të fryjë medrejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 17m/s.
“KORÇA BOOM”
















