Parashikimi i motit/ Temperatura deri 36 gradë, por edhe reshje shiu gjatë pasdites
- Korca Boom
- Jun 10
- 1 min read
Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell në pothuajse të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.
Në lindje nuk do të mungojnë kalime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve gjatë pasdites.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era në pjesën e parë të ditës fiton shpejtësi 7-15m/s, ndërsa pas mesditës me shpejtësi deri 9m/s.
Valëzimi i forcës në det do të jetë 1 deri në 3 ballë.
“KORÇA BOOM”
