top of page

Pas Despina Vandi, në skenën e Korçës do të ngjitet Elvana Gjata…

  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

Në Korçë orë pas ore po zbulohen të gjithë këngëtarët me radhë që do të ngjiten në skenë, netët e Festës së Birrës që do të zhvillohen 16-20 gusht dhe që do të zhvillohet te Terminali i Autobusëve në qytetin juglindor.

Ditën e djeshme bëmë të ditur tre emrat e parë të këngëtarëve që janë zbuluar dhe që do të jenë pjesë e eventit. Këngëtarja e njohur greke, Despina Vandi dhe më pas Ylli Limani dhe Eugent Bushpepa, janë tre këngëtarë që janë konfirmuar që do të performojnë netët e festës.

Është mësuar tashmë edhe një tjetër këngëtare e cila do të jetë Elvana Gjata. Organizatorët dhe Bashkia e Korçës bëjnë të ditur se do të jetë një yll, si Elvana Gjata, ajo që do të mbërrijë në Korçë për të kënduar dhe Elvana është planifikuar të këndojë në datën 19 gusht.

Në ditët në vazhdim do të mësohen edhe emra të tjerë këngëtarësh për këtë evenet, të cilit po i bëhet një publicitet vërtet i madh.



bottom of page