Pas plagosjes me thikë, i riu nga Mollaj dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
- Korca Boom
- Aug 15
- 1 min read
Është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë 27-vjeçari që mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë.
Sipas burimeve mjekësore, i riu po transportohet për trajtim më të specializuar, pasi ka një plagë të thellë në zonën poshtë shpatullës, afër zemrës. Për shkak të pozicionit të dëmtimit, mjekët kanë kërkuar kontrolle më të detajuara për të përcaktuar nëse organet jetësore janë prekur dhe në çfarë mase.
Gjendja e tij mbetet e paqëndrueshme dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm nga mjekët. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“KORÇA BOOM”



















