top of page

Pedagogia shpërthen ndaj Ramës: Nuk e meriton të jetë kryeministër, është turp i këtij vendi

12 hours ago
1 min read

Një pedagoge ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si turpin e vendit dhe duke kërkuar largimin e tij sa më parë.


Në një prononcim për mediat, nga protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë, pedagogia tha se prej një jave studentët po përballen me atë që e cilësoi si reprezalje të rëndë. Ajo kërkoi që kryeministri të mbajë përgjegjësi për situatën dhe të kërkojë falje.


“Jemi këtu për ta vendosur kryeministrin përpara përgjegjësisë, për ta bërë një herë të vetme në këto 13 vite të jetë një qytetar me dorë në zemër, të kërkojë burrërisht falje. Vetëm frikacakët fshihen pas fjalëve.


Njerëzit trima paraqiten atje ku është vendi. Mos e paraqisni si përçarje. Është situatë e paparashikueshme. U provokuam për 4 muaj, prisnim një zgjidhje dhe kemi një javë që shikojmë reprezalje të llahtarshme. Ministria e Arsimit është arsyeja e problemit, ka shkatërruar komplet sistemin arsimor.


Ne duam që ky kryeministër, që nuk e meriton të jetë kryetar i këtij vendi, është turp i këtij vendi. Shqëipëria meriton bekimin, jo mallkimin.”, tha ajo.

“KORÇA BOOM”


bottom of page