Plagos me th*kë djalin e vëllait, arrestohet 71-vjeçari
- 5 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Fier, ku një 71-vjeçar ka plagosur me thikë nipin e tij, 50 vjeç.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç.
Pas kontrollit në banesën e autorit, policia bëri me dije se u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë.
71-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"
















