Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në lagjen nr. 9
- Korca Boom
- Dec 16, 2025
- 1 min read
Një rast plagosjeje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9, ku shtetasi F.K., 33 vjeç, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
I plagosuri është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, ku ka marrë asistencën e nevojshme dhe më pas është larguar nga spitali, duke qenë jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e stabilizuar.
Sipas Policisë, autori i plagosjes është identifikuar, por gjenealitetet e tij nuk bëhen publike për momentin, për shkak të hetimeve që po vijojnë për kapjen e tij. Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.
Nën drejtimin e Prokurorisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















