Plagosi nënën disa herë me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për 26-vjeçarin
- Korca Boom
- Aug 5, 2025
- 2 min read
Gykata e Dibrës ka caktuar masës e sigurisë "Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik" për 26- vjeçarin, Hitler Sula i cili plagosi me thikë, nënën e tij Nexhmie Sula. Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht, ku pas një konflikt për motive të dobëta 26-vjeçari qëlloi 7 herë me thikë nënën e tij.
Siç raportohet 26-vjeçari, vuante nga stresi dhe gjendja depresive, çka dyshohet se ka çuar edhe në sulmin ndaj nënës. Ndërkohë nëna ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Vendimi:
Lidhur me çështjen penale Nr. 62 Akti datë regjistrimit 04.08.2025 me objekt: “Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.S”, akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ parashikuar nga neni 88/2 të Kodit Penal.
Gjykata në përfundim të shqyrtimit, me Vendimin nr.62, datë 05.08.2025:
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën i personit nën hetim H. S. (i biri i B. dhe N., i datëlindjes xx.10.1999), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”, parashikuar nga neni 239, i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim H.S., dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
4. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për ekzekutimin e këtij vendimi.
5. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij.
U shpall në Peshkopi, sot më dt 05.08.2025./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















