Plagosja misterioze: Çfarë ndodhi pas mesnate në hotel?
- 2 hours ago
- 1 min read
Policia e Tirana ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak pas mesnate në zonën e Saukut, ku një 18-vjeçare mbeti e plagosur me armë zjarri në ambientet e një hoteli.
Sipas njoftimit zyrtar, e reja me iniciale N. K. dyshohet se është vetëplagosur rreth orës 00:15 të datës 14 shkurt 2026. Ajo është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të subjektit në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri.
Në vijim të hetimeve, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç, dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për të njëjtat vepra penale, si edhe një tjetër shtetas me inicialet E. Gj., 22 vjeç, i cili akuzohet edhe për “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas policisë, këta persona dyshohet se kanë prishur provat në vendngjarje dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë të rastit.
"KORCA BOOM"



















