top of page

Ngjarje e rëndë: Dy fëmijë humbin jetën pas aktit ekstrem të të atit

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Goiás, në Brazil, ku një baba dyshohet se vrau dy djemtë e tij të mitur dhe më pas i dha fund jetës.


Sipas raportimeve, 40-vjeçari Thales Machado, zyrtar në shtetin e Goiasit,

kishte dyshime për bashkëshorten e tij dhe kishte punësuar një detektiv privat për ta ndjekur.


Hetimi çoi në sigurimin e një videoje, ku gruaja e tij shfaqej duke u puthur me një burrë tjetër në një restorant, duke konfirmuar lidhjen jashtëmartesore.


Pasi siguroi pamjet filmike, Machado u kthye në banesë dhe, në rrethana tronditëse, qëlloi me armë zjarri ndaj dy fëmijëve të tij, përpara se ta drejtonte armën nga vetja.


12-vjeçari Miguel Araujo Machado ndërroi jetë pak pasi u transportua në Spitalin Bashkiak Modesto de Carvalho, ndërsa vëllai i tij 8-vjeçar, Benicio, u dërgua në një spital në Itumbiara, ku fatkeqësisht humbi jetën disa orë më vonë.


Machado ishte i martuar me Sara Tinoco Araujo, vajza e kryebashkiakut të Itumbiara, Dione Araújo, i cili sipas mediave nuk ndodhej në qytet në momentin e ngjarjes.


Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta dhe pikëllim të thellë në komunitet, duke rikthyer në vëmendje çështjet e dhunës në familje dhe shëndetit mendor.

"KORCA BOOM"


bottom of page