top of page

Plagosja në Dvoran/ Ngjarja nisi në një lokal, autori mori thikën në banesë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 15, 2025
  • 1 min read

Zbardhet shkaku i plagosjes së pasdites në Dvoran të Korçës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Mësohet se autori dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke hedhur me fjalë me njëri tjetrin.


Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


I plagosuri ndodhetnë sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, ku mësohet se ka plagë në trup, poshtë shpatullës dhe po niset me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.


Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar pasi ka dëmtim në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda./CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page