Plagosje tronditëse: Çekani i 73-vjeçarit përfundon në kokën e një 25-vjeçari
- Korca Boom
- Aug 16, 2025
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një i moshuar ka plagosur një 25-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më 15 gusht 2025, në lagjen “10 Korriku”, ku shtetasi L. K., 73 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, ka goditur në kokë me një çekan gome shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në Vlorë.
I riu është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Pas veprimeve hetimore të kryera në vendngjarje, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë 73-vjeçarin, i cili tashmë përballet me akuzën penale "Plagosje e rëndë me dashje".
“KORÇA BOOM”



















