top of page

Po darkonte me mikun e tij në një restorant, ekzekutohet ish-presidenti i klubit turk

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 29
  • 1 min read

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Turqi, ku ish-presidenti i një klubi është ekzekutuar. Presidenti po darkonte me një mik të tij në një restorant dhe një përson e ka goditur me pistoletë.


Autori gjakftohtë i veshur në të zeza dhe me kapele, me një tek plumb pistolete e qëlloi nga pas shpine në kokë 49-vjeçarin Tuncay Meric, në periferi të lagjes Cekmekoy. Ish-kreu i Alemdag Spor është dërguar menjëherë në spital.


Menjëherë pas ngjarjes forcat e sigurisë nisën hetime të gjera për të identifikuar autorin. Sipas njoftimit të Ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, i dyshuari kryesor, një 17-vjeçar, u përpoq të arratisej jashtë vendit dhe u gjet në Edirne , ku u arrestua. Së bashku me të, një burrë 64-vjeçar i cili e fshehu të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe u përpoq të ikte, po mbahet gjithashtu nga autoritetet.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page