LAJMI FUNDIT/ Zbulohet emri i parë kandidat për stolin e Skënderbeut. Ja kush mund të vijë në Korçë!
top of page

LAJMI FUNDIT/ Zbulohet emri i parë kandidat për stolin e Skënderbeut. Ja kush mund të vijë në Korçë!

  • 7 minutes ago
  • 1 min read

Julian Ahmataj është kandidatura e parë për drejtimin e stolit të Skënderbeut. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se emri i parë që lakohet për të drejtuar Skënderbeun është pikërisht trajneri që sot drejton kombëtaren U-19 të Shqipërisë.


Në sezonin 2020-2021 Julian Ahmataj ka drejtuar Skënderbeun në 19 ndeshje në krye të pankinës, ndërkohë që nëse rikthehet tani do të jetë hera e dytë që drejton Skënderbeun.


Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Ernest Gjoka e ka mbyllur pëfundimisht dhe mbetet vetëm klubi që të dalë në deklaratë zyrtare për të zyrtarizuar largimin e Gjokës.


Në këtë mënyrë menjëherë pas largimit të Ernest Gjokës, që e ngjiti Skënderbeun në superligë, vjen emri i parë kandidat, ku pritet të mësohet nëse Ahmataj e ka bërë apo jo takimin e parë me presidentin Ardjan Takaj.


Pritet vetëm biseda përfundimtare mes palëve për të thënë fjalën e fundit nëse Ahmataj do të marrë apo jo drejtimin e Skënderbeut në sezonin e ri në superligë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page