top of page

Po punonte tokën, dëmtohet 72 vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Në Spitalin Rajonal Elbasan, ditën e djeshme ka shkuar për mjekim shtetasi SH.P. 72 VJEC.


Dyshohet se mjeti bujqësor që po punonte tokën është përmbysur dhe për pasojë është dëmtuar.


Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Njoftimi: 


Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. T., 64 vjeç dhe T. T., 71 vjeç, pasi dyshohet se kanë pushtuar tokën e shtetasit L. Gj., 60 vjeç, në fshatin Shtërmen.


Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh. K., 28 vjeç dhe A. B., 56 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, automjetet që ata drejtonin janë përplasur. Si pasojë, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. K., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 240 litra naftë nga autoboti në pronësi të firmës që po kryen punimet për zgjerimin e rrugës nacionale “Elbasan–Qafë Thanë”. Po punohet për kapjen e shtetasit L. K.


Dje, në Spitalin Rajonal Elbasan, ka shkuar për mjekim shtetasi Sh. P., 72 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po punonte me mjet bujqësor, në tokën e tij, mjeti është përmbysur. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi Sh. P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page