top of page

Po shtynte makinën e fikur, 18-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga fuoristrada

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në dalje të Fushë-Krujës. Një automjet tip fuoristradë ka përplasur një 18-vjeçar, i cili po shtynte një mjet tip “Mercedes” që ishte fikur në mes të rrugës.


Si pasojë e përplasjes, i riu ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.


Viktima është identifikuar si I. L, 18 vjeç.

Drejtuesi i automjetit tip fuoristradë është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fushë-Krujë, ku po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page