Po vendoste disa panele diellore, bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 27-vjeçari
- Korca Boom
- Dec 26, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton se: “Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”



















