top of page

POGRADEC/ Mbrëmje festive për nxënësit e dalluar të shkollave 9-vjeçare të qytetit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Mbrëmja festive për nxënësit e dalluar të shkollave 9-vjeçare të qytetit.


Qendra Arsimore pranë Bashkisë Pogradec në bashkëpunim edhe me Zyrën Vendore Arsimore Pogradec organizoi mbrëmjen festive kushtuar nxënësve të dalluar të shkollave 9-vjeçare, si shenjë vlerësimi për arritjet e tyre të shkëlqyera në mësime.


Ky aktivitet, i cili përbën një traditë shumëvjeçare që vijon të zhvillohet edhe në ditët e sotme, u realizua në kuadër të promovimit të ekselencës në arsim, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për përkushtimin e vazhdueshëm të mësuesve dhe mbështetjen e palodhur të prindërve në formimin e brezit të ri.


Bashkia Pogradec dhe Qendra Arsimore mbeten të angazhuara në mbështetjen e arsimit dhe në krijimin e mundësive që nxisin talentin, ekselencën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të brezit të ri.

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree

bottom of page