Pogradec/ Vajza e mitur zhduket pa asnjë gjurmë, babai denoncon rastin në polici
- Korca Boom
- Aug 3, 2025
- 1 min read
Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në fshatin Çezmë, Pogradec.
Ka qenë babai i saj i cili ka bërë denoncimin në polici, ku ka dëshmuar se e bija është larguar nga banesa që prej një gushtit.
“Më datën 02.08.2025, në komisariatin e policisë Pogradec ka bërë kallëzim shtetasi B. B., 41 vjeç, banues në fshatin Çezmë se më datën 01.08.2025, është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















