Pogradeci barazon në miqësoren ndaj Elbasanit/ Ndeshja mbyllet me grushte në fushë, tifozë futen nga tribuna
- Jul 19, 2025
- 1 min read
Updated: Jul 20, 2025
Elbasani-Pogradeci 2-2
Ndeshja e sotme miqësore mes Elbasanit dhe Pogradecit në “Elbasan Arena” ka degjeneruar në ngjarje të turpshme pas përfundimit të saj.
Pas një përplasje mes futbollistëve të të dy skuadrave, ka nisur kacafytja në fushën e lojës dhe sikur të mis mjaftonte kjo, kanë hyrë edhe persona të stafeve që janë përfshirë në sherr, ashtu si edhe tifozë nga tribunat, duke sulmuar futbollistët e ekipit mik.
Pas disa minutash kaosi, mes fyerjeve dhe gjuajtjeve me objekte nga tribunat, lojtarët e Pogradecit ia kanë dalë të futen në dhomat e zhveshjeve, duke i dhënë fund kësaj situate aspak të këndshme.
Përsa i përket takimit ai ka përfunduar në barazimin 2-2, gjë që tregon se pogradecarët kanë një skuadër vërtet të fortë dhe këtë e treguan edhe në transfertë përballë një ekipi të superiores, si, Ebasani.
“KORÇA BOOM”
















