POGRADECI barazon në Strugë në miqësoren ndaj skuadrës së Bledi Shkëmbit!
- 8 hours ago
- 1 min read
Ndeshja miqësore ndërmjet F.C.Struga Trim-Lum dhe K.F.Pogradeci u mbyll në barazim pa gola, 0–0.
Takimi u zhvillua në një atmosferë sportive dhe shërbeu si një test i vlefshëm për të dyja skuadrat në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme.
Të dy ekipet patën momentet e tyre gjatë lojës, duke krijuar raste të mira shënimi, por pa arritur të konkretizojnë. Trajnerët shfrytëzuan këtë përballje për të provuar skema të ndryshme loje dhe për t’u dhënë minuta lojtarëve, ndërsa paraqitja në fushë tregoi përkushtim dhe disiplinë nga të dyja palët.
KF Pogradeci vijon përgatitjet me fokus maksimal për ndeshjet që e presin në vazhdim.
“KORÇA BOOM”
















