Pogradeci godet fort në merkato, afrohen tre emra me eksperiencë ndërkombëtare
- Korca Boom
- 19 hours ago
- 1 min read
Pogradeci ka dhënë sinjale të qarta për objektiva seriozë këtë sezon, duke u treguar aktiv në merkato me afrimin e tre lojtarëve cilësorë dhe me eksperiencë ndërkombëtare.
Në mesfushë është shtuar nigeriani Michael Babatunde, një emër i njohur për tifozët shqiptarë nga periudha e tij te Laçi. Ai vjen nga kampioni i Uzbekistanit dhe pritet të sjellë qetësi dhe organizim në qendër të fushës.
Një tjetër afrimi i rëndësishëm është Enrik Krasniqi nga Kosova, një lojtar me potencial të madh që synon të bëjë diferencën në repartin ofensiv.
Ndërkohë, sulmit i shtohet Gabriel Okechukwu, një tjetër nigerian me përvojë, i cili vjen nga kampionati japonez. Ai është një profil fizik dhe teknik që mund të bëhet referencë në fazën e sulmit.
Me këto përforcime, trajneri i liqenorëve ka tashmë një grup të konsoliduar dhe me alternativa të shumta, çka rrit ndjeshëm ambiciet e klubit për sezonin e ri.
“KORÇA BOOM”
