Pogradeci në formë fantastike, Çela “çel” suksesin e liqenorëve
- Korca Boom
- Dec 24, 2025
- 1 min read
Pogradeci po kalon një moment mjaft pozitiv në Kategorinë e Parë. Liqenorët prej gjashtë javësh nuk njohin humbjen në kampionat, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalojnë këtë sezon.
Merita kryesore i atribuohet trajnerit Emiliano Çela, i cili ka arritur të gjejë “çelësin” e suksesit, duke e vendosur skuadrën në shinat e duhura. Timonieri ka ditur të nxjerrë maksimumin nga futbollistët e tij, duke e bërë Pogradecin një ekip konkurrues dhe pretendent për objektivat sezonalë.
Përmes një postimi në “Insta-Story”, Çela ka ndarë edhe statistikat e tij në krye të skuadrës. Në 13 ndeshje zyrtare, ai ka regjistruar 9 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje.
Falë këtyre rezultateve, Pogradeci e mbyll vitin kalendarik në vendin e 3-të në renditje me 32 pikë, vetëm 1 pikë më pak se Laçi i vendit të dytë dhe 8 pikë larg Skënderbeut kryesues.
"KORCA BOOM"



















