POGRADECI, skuadra që shkruan historinë e këtij sezoni në volejbollin e femrave
- 5 hours ago
- 1 min read
Pasi ka fituar pak ditë më parë Kupën e Ligës “Gjergj Kastrioti”, Pogradeci të premten fitoi edhe Kupën e Republikës, duke mundur në ndeshjen finale Tiranën me rezultatin 3-2.
Në një ndeshje që ka patur emocione të forta në 5 sete të luajtura, ku setin e parë fitohet nga Tirana me rezultatin 18-25. Pogradecaret japin kthesë lojës duke fituar setin e dytë me rezultatin 25-18 e me pas edhe setin e tretë me rezultatin 25-22.
Është Tirana skuadra e cila barazon edhe njëherë tjetër gjithçka në 2-2 me sete, pasi ka fituar setin e katërt 17-25.
Kupa zgjidhet me set final, set i cili fitohet nga vajzat e trajnerit Besnik Lisha me rezultatin 15-11 dhe krejt takimin 3-2
Kjo është Kupa e Parë e Republikës që shkon në Pogradec, aty ku vetëm pak ditë më parë ka shkuar edhe një kupë tjetër për herë të parë, ajo “Gjergj Kastrioti”. Tani liqenoret presin edhe titullin kampion.
“KORÇA BOOM”















