Polici v*es në aksident trafiku, dyshohet se ka ndërruar jetë para përplasjes
- Korca Boom
- 18 hours ago
- 1 min read
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën një zyrtar policor. Sipas Policisë së Kosovës, njësitet policore dhe shërbimet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ekipet mjekësore kanë konstatuar se zyrtari policor kishte ndërruar jetë, me dyshimin se vdekja ka ndodhur para aksidentit.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai tha se rreth orës 06:30 një veturë është përfshirë në aksident në rrugën “Zagrebi”, dhe se njësitet e trafikut po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e sakta të ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















