top of page

POLICIA/ 17-vjeçarja konsumon mbidozë ilaçes. Ja ngjarjet në Korçë, Maliq dhe Pogradec

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 17, 2025
  • 1 min read

Specialistët e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë referuar në Prokurori disa materiale procedurale, duke nisur procedim penal për disa shtetas të përfshirë në ngjarje të ndryshme.


Është proceduar penalisht shtetasi E. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar se ka përndjekur një 47-vjeçare në rrjete sociale.


Në Pogradec, shtetasi A. B., 51 vjeç, akuzohet se ka dëmtuar gomat e tre automjeteve, me pretendimin se ishin parkuar pranë pallatit ku banonte.


Po ashtu, është në shqyrtim kallëzimi i shtetasit F. D., 56 vjeç, për humbjen e celularit në shëtitoren e qytetit.


Në Maliq, një automjet ende i paidentifikuar përplasi biçikletën e një 12-vjeçari, i cili u plagos lehtë. Policia po punon për kapjen e drejtuesit.


Në një tjetër rast, një 17-vjeçare ka konsumuar mbidozë ilaçesh në banesën e saj. Ajo është nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po hetohen rrethanat.


Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page