POLICIA/ 24-vjeçari godet xhaxhain në Maliq. Sherr dhe grushte mes adoleshentëve po në Maliq. Mësoni çfarë ka ndodhur!
- Korca Boom
- 13 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen V. K., 24 vjeçe, banuese në Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë xhaxhanë e saj dhe ka thyer disa shishe vere në biznesin e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-për dy 17-vjeçarë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me një 16-vjeçar, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-K. Sh.,24 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
-M. P., 32 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 30-vjeçar;
-për një 15-vjeçar, pasi ka gjuajtur me shuplakë një 6-vjeçar.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















