POLICIA/ 32-vjeçari në Korçë me kanabis me vete, e gjen belaja nga policia
- Korca Boom
- 23 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. K., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe u sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike, e llojit kanabis.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















