POLICIA/ Arrestim në Korçë. Procedime penale në Korçë, Maliq dhe Pogradec. Ja komunikata
- Korca Boom
- Nov 1, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasen E. F., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 10 muaj e 21 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen K. K., 27 vjeçe, pasi dyshohet se në rrjetet sociale ka shpërndarë disa foto me përmbajtje fyese të një 26-vjeçareje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. B., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në banesën e një 33-vjeçareje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Y. S., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen L. A., 46 vjeçe, banuese në fshatin Dunicë, pasi ka dhënë deklarim të rremë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















