top of page

POLICIA/ Ngjarje dhe arrestime në Korçë. Sërish lojëra fati të paligjshme. Ngjarje edhe në Kolonjë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 14, 2025
  • 2 min read

Qarku Korçë


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve ndaluan shtetasin E. Sh., 41 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar më 1 vit, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen G. M., 40 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit G. M., 46 vjeç, dhe A. H., 62 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë këqyrjes së celularëve, u konstatuan faqe për baste sportive. Celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 39 vjec, dhe B. H., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte një 34-vjeçar, për motive të dobëta.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit F. C., 55 vjeç, dhe N. Q., 48 vjeç, pasi dyshohet se kanë shqetësuar disa herë nëpërmjet thirjeve telefonike, një 49-vjeçare.


Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit L. P., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe R. M., 36 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page