POLICIA/ Qëllojnë me armë në Bilisht, procedohen 2 persona. Aksidenton këmbësorin procedim për 52-vjeçarin!
- Korca Boom
- 13 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. L., 52 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka aksidentuar lehtë një shtetase, këmbësore, në Bilisht, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasit G. G., 70 vjeç dhe Z. Ç., 54 vjeç, banues në Bilisht, u kapën duke qëlluar me armë gjahu që dispononin me leje, në kundërshtim monatoriumin e gjuetisë. Armët e gjahut dhe një sasi municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















