top of page

POLICIA/ Vjedhje në Libonik. Në Pocestë 24-vjeçari përndjek 17-vjeçaren e gjen belaja me policinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 21, 2025
  • 1 min read

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: I. S., 36 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte bimore dhe një pajisje pune të një 69-vjeçari; K. G., 24 vjeç, banues në fshatin Pocestë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. K., 57 vjeç, banues në Prrenjas, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë një pasagjere.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page