POLICIA/ 10 mijë lek gjobë për parakalimin e gabuar në “Pogradec-Qafë Thanë”
- Korca Boom
- 19 hours ago
- 1 min read
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë
Në lidhje me një video të postuar në portalin "Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në kushte fushëpamjeje të kufizuar, në aksin rrugor "Pogradec–Qafë Thanë", bëjmë me dije se:
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë identifikuar drejtuesin e automjetit, shtetasin D. T. Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, ai është ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe në përputhje me ligjin.
“KORÇA BOOM”
