top of page

POLICIA/ Arrestim dhe procedim penal në Ersekë. Ja njoftimi i policisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 36 vjeç, banues në Ersekë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke marrë dëmtime të lehta vetë 36-vjeçari dhe një shtetas tjetër, pasagjer në automjet.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page