top of page

Policia e Korçës godet veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

DVP Korçë ka zhvilluar hetime me metoda proaktive dhe kontrolle intensive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i këtyre veprimeve, u godit një rast i shitjes së lëndëve narkotike.


U arrestua shtetasi P. S., 34 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, pasi shiste doza kanabisi në qytet.

Procedohet penalisht shtetasi P. M., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap në flagrancë me disa doza kanabisi që ia kishte blerë shtetasit P. S.


Nga kontrolli në banesën e shtetasit P. S., specialistët gjetën dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan si prova materiale.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, do të vazhdojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page