Policia e Korçës në veprim, procedime penale në Pogradec, Devoll dhe Kolonjë
- Korca Boom
- Dec 16, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar në Prokurori disa materiale procedurale, duke nisur procedime penale për disa shtetas në zona të ndryshme të qarkut.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. J., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të celularit të tij, në lokalin ku ndodhej, u konstatuan faqe aktive për baste sportive.
Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin F. B., banues në Pogradec, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin H. S., për motive të dobëta.
Në Devoll, është nisur procedim penal ndaj shtetasit E. A., 43 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Sipas policisë, dyshohet se në muajin shtator 2025, ai ka falsifikuar dokumentet e automjetit të ish-bashkëshortes së tij të ndjerë, me qëllim kalimin e automjetit në pronësi të tij.
Gjithashtu, materialet janë referuar në Prokurori edhe për një 17-vjeçar, banues në Bilisht, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës, thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë nisur procedim penal për shtetasin G. D., 50 vjeç, banues në Ersekë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, teksa ishte ndaluar në vijat e bardha në qytetin e Ersekës.
"KORCA BOOM"



















