top of page

Policia e Korçës zbulon rrjet veprash penale

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 20, 2025
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës, në afërsi të fshatit Vërri, ku 33-vjeçari, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy pasagjere në automjetin e 25-vjeçarit, të cilat po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Gjithashtu, materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. D., 38 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit dyshohet se, në afërsi të fshatit Rëmbec, Maliq, duke drejtuar një automjet tip “Skoda”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar dy pasagjerë, një 36-vjeçar dhe një i mitur 11 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” ndaj shtetasve J. Gj., 58 vjeç dhe S. Ll., 38 vjeç, banues në Devoll. Procedimi lidhet me pamje filmike të transmetuara më 9 dhjetor 2025 në emisionin investigativ “Stop”, ku shtetasi S. Ll., i punësuar pranë noterit J. Gj., dyshohet se përpilonte akte noteriale në emër të tij, të firmosura paraprakisht.


Po ashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. R., 31 vjeç dhe një 17-vjeçar, banues në Korçë. Sipas hetimeve, i mituri dyshohet se ka vjedhur një bagëti të imët nga stalla e një shtetasi, të cilën më pas ia ka shitur 31-vjeçarit.


Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

"KORCA BOOM"


bottom of page