POLICIA/ Procedohet i riu që theu xhamat e Bashkisë. Ngjarje në Korçë e Kolonjë. Në Pogradec vajza ikën nga shtëpia
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte në fytyrë një 14- vjeçar.
Më datën 02.08.2025, në komisariatin e policisë Pogradec ka bërë kallëzim shtetasi B. B., 41 vjeç, banues në fshatin Çezmë se më datën 01.08.2025, është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filluar procedimi penal për shtetasi. R. P., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ngelur i dëmtuar vetë 30 vjeçari, i cili po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.
“KORÇA BOOM”
