Policia zbardh detaje nga aksidenti në Korçë: I moshuari përplasi për vdekje 50-vjeçaren, Afërdita Elezi
- Korca Boom
- Aug 26, 2025
- 1 min read
Një aksident i rëndë ndodhi mesnatën e sotme në Voskop të Korçës, ku një automjet përplasi për vdekje 50-vjeçaren që lëvzite me biçikletë.
Viktima është identifikuar 50-vjeçarja Afërdita Elezi.
Policia bën me dije se shoferi 73-vjeçar është shoqëruar në komisariat për t'u marrë në pyetje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
"Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit", njofton policia.
“KORÇA BOOM”



















