top of page

Policia zbardh VRA*JEN/ Autori hyri në lokal dhe qëlloi për vdekje 32-vjeçarin, konflikti për një kanal vaditës (EMRAT)

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 2 min read

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me vasjen e 32-vjeçarit në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryekuq në mesnatë. 


Viktima është identifikuar si Besmir Kumria, i cili ndodhej në shoqërinë e miqve të tij në një lokal kur u sulmua nga autori, 25-vjeçari Xhesion Toromani, që pak orë më vonë u arrestua nga efektivët e policisë. 


Sipas informacioneve policore, autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë, duke e qëlluar për vdekje.


Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të vazhdueshëm mes dy familjeve, lidhur me një kanal vaditës në fshat.


NJOFTIMI I POLICISË: 


Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.


Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.


Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.


U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page