top of page

Prekëse/ Pas humbjes së bashkëshortit ish- deputetit, mbyll sytë edhe bashkëshortja e tij

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Qyteti i Fierit është zgjuar me një lajm të trishtë pas ndarjes nga jeta të Donika Çuçalla Tavanxhiut, mësuese e përkushtuar dhe një figurë e njohur në komunitet.


Largimi i saj ka sjellë dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe të njohurit, ndërsa prej vitesh ajo kishte kontribuar edhe në aktivitetet dhe strukturat e Partisë Demokratike në Fier.


Për ndarjen e saj nga jeta ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Luan Baçi, i cili përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për familjen Çuçalla dhe ka kujtuar kontributin e saj ndër vite.


Baçi kujtoi gjithashtu edhe bashkëshortin e saj të ndjerë, Met Çuçalla, i cili humbi jetën vite më parë në një aksident tragjik.


“Sot po përcjellim me trishtim për në parajsë një zonjë të nderuar, një mësuese të përkushtuar, një nënë të dhembshur… Donika Çuçalla Tavanxhi iku përgjithmonë pas një sëmundjeje të rëndë dhe të pashërueshme”, shkruan ndër të tjera deputeti demokrat.


Ai theksoi se Donika Çuçalla vazhdoi të mbështeste dhe të kontribuonte për PD-në edhe pas humbjes së bashkëshortit, duke qëndruar pranë strukturave drejtuese të degës së Fierit me përkushtim dhe vendosmëri.


Në fund të mesazhit, Baçi shprehu ngushëllimet për vajzat e saj, Morena dhe Tina, si dhe për të gjithë familjarët, ndërsa e përshkroi Donika Çuçallën si një zonjë të respektuar dhe të dashur për komunitetin.

“KORÇA BOOM”


bottom of page