Prezantohet në Kuvend projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Liceut francez të Korçës
Në Kuvend u prezantua projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Liceut francez të Korçës.
Një projekt i rëndësishëm për arsimin shqiptar dhe për Korçën, i ndërtuar në bashkëpunim me Qeverinë franceze, nën kujdesin e Presidentit Emmanuel Macron dhe Kryeministrit Edi Rama.
Liceu rikthen një pjesë të çmuar të historisë arsimore të Korçës, duke e sjellë këtë traditë në një dimension të ri. Ai do të jetë një shkollë publike e orientuar drejt shkencës dhe inovacionit, ku mësimi do të zhvillohet në tri gjuhë, shqip, frëngjisht dhe anglisht.
Nxënësit do të kenë mundësinë të pajisen me dy diploma, atë të Maturës Shtetërore shqiptare dhe atë të Maturës franceze, duke përfituar një formim me standarde ndërkombëtare pa u larguar nga Shqipëria. Liceu do të jetë i hapur edhe për nxënës nga vendet e rajonit.
Ky projekt është edhe një hap konkret në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, duke i sjellë standardet europiane më pranë shkollave tona dhe duke u ofruar brezave të rinj mundësi të barabarta për arsimim cilësor dhe formim ndërkombëtar.
Korça i shton historisë së saj të pasur arsimore një tjetër kapitull, këtë herë me sytë nga Europa dhe të ardhmen e brezave të rinj!
“KORÇA BOOM”


















